Nëse Bayern Muencheni nuk e fiton Bundesligën, atëherë një meritë të madhe për këtë do ta ketë Marco Reus.
Kapiteni i Borussia Dortmundit të shtunën shënoi golin e fitores në minutat shtesë, për triumfin 3:2 të Dortmundit në udhëtim ndaj Herthas së Berlinit.
Reus ka qenë vazhdimisht vendimtar për Dortmundin këtë stinor, duke realizuar 15 gola dhe asistuar nëntë të tjerë.
Ai shënoi dy herë në fitoren 3:2 ndaj Bayernit në nëntor, shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj Wolfsburgut, inicioi rikthimin nga disavantazhi për të fituar 4:2 ndaj Bayer Leverkusenit, duke asistuar golin e Jacob Bruun Larsenit dhe më pas shënoi golin e barazimit, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”. Ai realizoi golin e triumfit 2:1 ndaj ish-skuadrës Borussia Moenchengladbach dhe udhëhoqi ekipin e tij drejt një fitoreje të thellë 7:0 ndaj Nuernbergut.
Dortmundi nuk ka pësuar humbje këtë stinor në ndeshjet ku Reus ka realizuar gol.
Mirëpo, goli i tij ndaj Herthas të shtunën mund të ketë qenë më i rëndësishmi, pasi Dortmundi ka lëshuar epërsinë prej nëntë pikëve në javët e fundit dhe me një dështim ndaj Herthas rrezikonte të mbetej prapa Bayern Muenchenit.