Ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Gjermani.
Në votimet e Asociacionit të Gazetarëve gjerman të Sportit, (VDS), Reus i ka prirë listës, duke numëruar më së shumti vota, përcjell lajmi.net.
Ylli i Dortmund ka lënë pas tij yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz dhe atë të Bayern Munich, Joshua Kimmich.
Reus ka numëruar 158 vota, Havertz 121, kurse Kimmich 35, për të kompletuar top treshen, e cila përcillet nga Leroy Sane i Manchester City.
Në vitin 2018, ky çmim i takoi yllit të Real Madrid, Toni Kroos, kurse dy vite më parë ishte lojtari tashmë në pension, Philipp Lahm ai që numëronte më së shumti vota.