Policia: U dëmtua vetura e ud të drejtorit të QKUK-së, s’ka të lënduar

Prishtinë | 30 Pri 2025 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Një incident ndodhi sot rreth orës 10:00 në oborrin e QKUK-së, ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Automjeti i tij ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe njësiti për deminimin e mjeteve shpërthyese nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, tha për Ekonomia Online se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha ajo.

Të ngjashme