Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka folur për sulmet nga gazetarëve.
Ai ka thënë se 2023 ka qenë një vit kur gazetarët kanë qenë cak i sulmeve si online ashtu edhe fizik.
Më tutje, Rexha ka shtuar se kërkesa e vazhdueshme e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj institucioneve përkatëse është që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të merren me prioritet.
Kryetari i AGK-së ka përmendur shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve, po ashtu theksoi se ka nevojë për ngritje të kapacitetit të gazetarëve, në kuptimin e asaj se kush duhet të shkojë në veri.
“Në kuptim të organizimit të asaj se kush duhet të shkojë në veri, në fakt kam parë 19-vjeçarë duke raportuar nga atje, të pa përvojë, të pa shoqëruar nga dikush që mund ta dijë terrenin, pa asnjë element mbrojtës “.
Rexha, tutje tha se lajm i mirë është që me ndihmën e reporterëve pa kufi dhe Free Press Unlimited nga Holanda janë shpërndarë mjete mbrojtëse për mbi 20 media të Kosovës, sidomos televizioneve, përveç RTK që e ka mundësin që t’i sigurojë vetë.