Ka përfunduar edhe xhiroja e 20-të në Bundesligën gjermane, e cila solli edhe befasi.
Dortmund u mposht nga Freiburg e Monchengladbach u befasua nga Kolni, shkruan Gazeta Express.
E pikërisht për Kolnin, shkëlqeu Elvis Rexhbecaj që shënoi të dy golat pë ekipin e tij, duke treguar performancë të lartë.
Me performancën që tregoi, atij iu sigurua vendi në formacionin e javës në Bundesligë duke u vlerësuar me notën 9.3 nga Whoscored.
Kjo njëherit është nota më e lartë e kësaj jave, pas asaj të Kostic, që u vlerësua me notën 9.4.