Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka thënë se i hidhëruar skajshmërisht ka pritur lajmin për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili i dha për herë të parë dinjitet sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit.
Hoti ka thënë se Haradinaj nuk ishte vetëm kryeministër i vendimeve të mëdha, por, me dorëheqjen e dytë në cilësinë e kryeministrit, për të njëjtën arsye, e dëshmoi edhe një herë se është një njeri i madh i humanizmit në mijëvjeçarin e tretë, transmeton Klan Kosova.
“Të gjithë ata që nuk e kuptuan sa ishte kryeministër kanë rastin ta kuptojnë me aktin e dorëheqjes së tij të dytë, për t’ju përgjigjur një drejtësie, e cila përballë lirisë së shqiptare duket qysh tash shumë e dyshimtë”.
“Ramush Haradinaj e dëshmoi në mënyrë personale se fuqia e një pushteti nuk mund të jetë më e fuqishme sesa karakteri dhe dinjiteti i një burrështetasi”.
“Akti i dorëheqjes së dytë në cilësinë e kryeministrit qysh tash do ta bëjë Ramush Haradinajn njeri të pavdekshëm, njeri të fjalës, të besës, të respektimit të ligjit dhe të Kushtetutës”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të koordinatorit Hoti në Facebook.