Rexhep Kadriu, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar fushatën për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.
Kadriu, i cili është kryetar i Degës së AAK-së Gjilan, sonte në mbrëmje ka takuar qytetarë në Malishevë, nga të cilët ka marrë përkrahje.
“Banoret e Malishevës në përkrahje të koalicionit fitues. Ka ardhë koha që të udhëtojmë së bashku drejt fitores”, ka shkruar Kadriu, në faqen e tij në Facebook.