Shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit gjatë së mërkurës iu është konfirmuar një aktakuzë nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.
Selimi këtë vetë e ka vërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shtuar se të enjten do të udhëtojë për në Hagë.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar në shtëpinë e tij, ish-kreu i kuvendit Jakup Krasniqi dhe është nisur drejt për në Hagë pas një operacioni nga EULEX-i.
Bastisjet kishin nisur në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa kanë zgjatur për disa orë.