Me rastin e Epopesë së Dukagjinit, edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar Gllogjanin për të nderuar heronjtë e rënë për liri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Në nderim të dëshmorëve të Lirisë, në nderim të luftës së UÇK-së dhe gjithmonë në rrugën e drejtë të amanetit të dëshmorëve”, kishte shkruar Selimi bashkangjitur me imazhet e shpërndara.
Ndryshe, Gllogjani sot ka pritur shumë mysafirë për nder të Epopesë së Dukagjinit.