Rexhepi uron zjarrfikësit me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, ka thënë se pavarësisht kushteve dhe pagave jo të mira, zjarrfikësit asnjëherë s’janë hamendësuar në kryerjen e detyrave të tyre.

“Pavarësisht rreziqeve, sfidave e kushteve jo të mira në profesion, pavarësisht pagës jo adekuate ju asnjëherë nuk jeni hamend që ta kryeni detyrën e juaj të rrezikshme e të shenjët shpëtimin e jetëve njerëzish e shpëtimin e pasurive të qytetarëve”.

Postimi i plotë i Rexhepit në “Facebook”:

Në emrin tim, aktivistëve e simpatizantëve të shoqatës  “Miqtë e Amerikës”,  ua uroj zjarrfikëseve 4 Majin ditën ndërkombëtare të zjarrfikëseve.

Pavarësisht rreziqeve, sfidave e kushteve jo të mira në profesion, pavarësisht pagës jo adekuate ju asnjëherë nuk jeni hamend që ta kryeni detyrën e juaj të rrezikshme e të shenjët shpëtimin e jetëve njerëzish e shpëtimin e pasurive të qytetarëve.

Shfrytëzoj rastin që një nga një të gjithë zjarrfikëseve kudo që janë anekënd Kosovës, veçanërisht atyre të Prishtinës dhe AME, t’ua uroj festën dhe tu falënderohem për përkrahjen e parezerve që u keni dhënë aktiviteteve tona.

Zoti Ju bekoftë!.

May be an image of 12 people, people standing and outdoors

Të ngjashme