Rezidenca e mbretit të drogës kthehet në hotel luksoz

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 15:38 | Nga

Historia e Pablo Escobar është një nga gjërat më të çmendura që do të hasni ndonjëherë. Mbreti i drogës Kolumbiane ishte kaq i suksesshëm në aktivitetet e tij të paligjshme se nuk kishte pothuajse asgjë që ai nuk e provoi. Kur korporata juaj furnizon 80% të kokainës në Shtetet e Bashkuara, duke i kthyer më shumë se 21.9 miliardë dollarë në vit në të ardhura personale, mund të vini bast që stili i jetesës tuaj të jetë i jashtëzakonshëm.

Para se ai të qëllohej dhe vritej nga Policia Kombëtare Kolumbiane në vitin 1993, ai zotëronte një kopsht zoologjik  personal.Ai arriti të hynte në listën e Forbes ‘të njerëzve më të pasur në botë dhe u zgjodh të bëhej kongresmen.

Lordi i drogës fitonte 70 milionë dollarë në ditë në kulmin e karrierës së tij. Ai shpenzonte 1.000 dollarë në javë vetëm në llastiqet e gomës që përdoreshin për të lidhur së bashku paratë. Ai kishte aq shumë para për të mbajtur llogari sa ai as nuk e vuri re kur 10% e të ardhurave të tij humbën vetëm nga minjtë që hynin në depo. Pra, siç mund të imagjinoni, disa prej pronave të tij ishin kulmi i luksit.

Por çfarë ndodhi me këto prona pas vdekjes së tij?Një nga pronat më luksoze të Escobar është një rezidencë e vendosur në Tulum, Meksikë. Edhe pse ai vdiq në vitin 1993, konfiskimi i pronës nga policia meksikane ndodhi vetëm tetë vjet më parë. Në vitet pasardhëse ata kanë refuzuar të shesin pasuritë e Escobar, derisa ato tërhoqën vëmendjen e një njujorkezi të veçantë.

Lio Malca, një tregtar arti i bazuar në Nju Jork, filloi të kërkonte pronën. Ai tha: “Gjeta një ndërmjetës që më tha se i ishte kthyer pronarit origjinal. Pyeta avokatët dhe punonjësit qeveritarë dhe mësova se unë në fakt mund ta blija atë.”

Ndërsa planet e tij fillestare ishin që ta përdorte atë si një shtëpi pushimi, ai vendosi ta kthejë atë në një biznes.Ai tani e ka shndërruar rezidencën e papërdorur në një rezidencë luksoze prej 35 dhomash të quajtur Casa Malca. “Nuk mund ta besoja se në këtë botë, një pronë si kjo ende ekziston dhe nuk është marrë nga një korporatë”, tha Lio për blerjen.

Malca ka dekoruar pronën me një gamë të gjerë të veprave të artit nga koleksioni i tij personal si piktura, mobilje dhe skulptura. Ka një numër pishinash me ujë të freskët, një restorant.

Duke pasur parasysh komfortet e vëna në dispozicion, një dhomë kushton rreth $ 490 për një natë për një suitë me pamje nga kopsht , dhe 550 $ për një suite me pamje nga plazhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme