Fryma dhe shiu që po bie përveç që kanë bllokuar rrugët në Prishtinë, ka rrëzuar edhe pishën e Vitit të Ri të vendosur nga Komuna në sheshin Skënderbe.
Në fotografi shihet se si pisha me gjithë dekorime ka rënë për toke.
Ndryshe, këtë vit Komuna e Prishtinës është kritikuar tej mase për vonimin e dekorimit të sheshit, ndërsa e gjithë stolisja ka përfunduar mbrëmë.
Këtë vit komunës së udhëhequr nga Shpend Ahmeti zbukurimet për Vitin e Ri i kanë kushtuar 54 mijë euro./Indeksonline