Era e fortë rrëzon pemën, dëmtohen disa vetura në Prishtinë

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Era e fortë që po frynë që nga mbrëmë në pjesë të ndryshme të vendit ka shkaktuar edhe dëme të ndryshme.

Në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, era e fortë ka rrëzuar një pemë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar një foto, pema e rrëzuar i ka shkaktuar dëme një veture që gjendej afër.

Po ashtu edhe në lagjën Muhaxherëve  nga era e fortë janë thyer degët e një peme.

Siç shihet edhe nga fotot, degët kanë dëmtuar disa vetura që ishin të parkuara afër.

Qytetari ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Jashar Salihu”.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme