RTV Dukagjini organizuar Exit Poll përmes të cilit nxjerr rezultatet e para të zgjedhjeve. Sipas Dukagjinit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) i prin këtyre zgjedhjeve me 47.9%.
Partia e dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.7% të votave.
E treta me numër të afërt të votave me partinë e dytë vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.6% të votave.
AAK’ja vjen e katërta ku mori vetëm 6.6% të votave, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit kishte 11.5%.
Nisma në këtë Exit Poll merr vetëm 2.7%, e që i bie se nuk e kalon pragun për t’u futur në Kuvend.
Ky Exit Poll nuk ka anketuar diasporë, megjithatë ka anketuar 9450 persona në 27 komuna.