Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Mal të Zi: Për Ardhmërinë e Malit të Zi 32.55% të votave

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në bazë të numrit 100 për qind të votave, sipas të cilave Partia Demokratike e Socialistëve (e Gjukanoviqit) ka fituar 35.06 për qind të votave, përkatësisht 143.548 vota, kurse koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi e Zdravko Krivokapiqit 32.55 për qind, ose 133.267 vota, raporton gazeta Vijesti e Podgoricës, transmeton Koha.net.

Koalicioni Paqja është Kombi Ynë ka fituar 12. 53 për qind (51.297), E Bardha mbi të Zezën e Dritan Abazoviqit 5.53 (22. 649), Socialdemokratët 4.10 (16.769), Partia Boshnjake 3.98 (16.286), SDP-ja – Mali i Zi i Fuqishëm 3.14 (12.839), Lista Shqiptare 1.58 (6.488) dhe Koalicioni Shqiptar me Një Zë 1.14 për qind (4.675 vota).

Iniciativa Qytetare Kroate ka fituar 0.27 (1.115), kurse Partia Reformiste Kroate 0.13 për qind, përkatësisht 532 vota dhe këto nuk e kanë kaluar censusin.

Kanë votuar 76.65 për qind e votuesve të regjistruar, përkatësisht 413.954 votues, nga të cilët 409.451 fletëvotime të vlefshme, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme