Pas daljes së rezultateve të para nga zgjedhjet, Kryetari i Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët vlerësuan në këto zgjedhje punën dhe transformimin që ka pësuar kryeqyteti në këto dy vite.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë për të ecur përpara për më shumë punë për Shqipërinë që duam.
“Le t’i japim dorën njeri-tjetrit dhe ecim përpara. Kjo ishte një fitore masive e punës mbi fjalët, ndaj me përulësi e mirësi të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë që duam! Faleminderit nga zemra!”, shkruan Veliaj.