Ndeshja e kombëtares tonë me Izraelin është komentuar gjatë në media jo vetëm për mënyrën sesi u zhvilluar, por edhe për rezultatin i cili nuk pritej aspak nga tifozeria. Madje, edhe kompanitë e basteve sportive favorizonin Shqipërinë si fituese duke i dhënë asaj një koeficient më të ulët sesa Izraeli.
E habitshme është sesi një faqe në Facebook ka postuar rezultatin fiks një orë e gjysmë përpara se të niste ndeshja në “Elbasan Arena”.
Bëhet fjalë për ‘Ndeshje të Sigurta’ që ka publikuar një postim ku shprehej që në orën 19:20 të së shtunës së rezultati finale Shqipëri-Izrael do të jetë 0:3.
Kjo hedh hije dyshimi edhe më shumë se ndeshja ka qenë e shitur, zëra këto që nuk kanë munguar pas zhvillimit të lojës ku Shqipëria vërtet u mund 0-3 në fushën e saj.