Riaktivizohet platforma për fëmijë “Njih të drejtat tua”

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 14:29 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit dhe zyra e UNICEF-it në Kosovë, kanë ri-aktivizuar platformën “Njih të Drejtat e tua”, nëpërmjet së cilës të rinjtë mund të njoftohen me të drejtat, të cilat u garantohen me ligj, në një gjuhë të thjeshtësuar, që është më e kapshme për të rinjtë, raporton Ekonomia Online.

Hilmi Jashari, Avokati i popullit ka thënë se në kuadër të kësaj platforme, të rinjtë mund të raportojnë online rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre tek ky institucion.

“Kjo platforme eshte mjet i mire pune qe mundeson qasje me te lehte dhe ka perspektive me te gjere sepse afrohet ne menyre miqesore me institucionin e avokatit te popullit”, ka thënë Jashari.

Ai ka konsideruar që kjo platformë është shumë e qasshme dhe e përdorshme për çdo të ri.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, tha se qëllimi i tyre është ndryshimi social dhe ky ndryshim sipas tij ndodh atëherë kur njerëzit dëshirojnë të transformojnë shoqërinë.

“Vetëdija dhe ndërgjegjësimi janë ato që bëjnë gjërat e dukshme në të padukshme dhe kjo platformë e bënë të kundërtën e kësaj. Sepse njerëzit duke lajmëruar mos respektimin e të drejtave të njeriut drita e gjelbërt do të dhezet dhe ligji do t’i ndëshkoj”, ka deklaruar Mugaju.

“Njih të drejtat tua”, është projekti i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF.

 

 

Të ngjashme