Ribashkohet MSN-ja e famshme e Barcelonës

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Messi, Suarez dhe Neymar, si në kohët e vjetra.

Ndodhi në ceremoninë e rimartesës së sulmuesit uruguajan me bashkëshorten e tij, që u zhvillua në në qytetin Punta del Este, në brigjet e Atlantikut para 160 të ftuarve.

Messi ishte i pranishëm me bashkëshorten Antonella Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre.

Të tre të lumtur si dikur, kur pushtonin Europën.

Neymar nuk ia doli të bindte PSG-në verën e kaluar, por gjasat janë që në përfundim të sezonit të rinisë “telenovela”, pasi dëshira e O’Ney-t është të luajë sërish krah 6 herë fituesit të Topit të Artë, për të marrë më pas trashëgiminë e tij te Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme