Richard Grenell sulmon CNN-in: Më të rëndësishme janë dushet se sa Nobeli për Trumpin

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për negociatat midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, kritikoi rrjetin kabllor televiziv CNN.

Kritikat i bëri sepse, sipas tij, mediumi nuk raportoi mjaftueshëm që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u nominua për Çmimin Nobel për Paqe shkaku i marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Nominimi i Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes shkaku i marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk është në faqen e parë të CNN-it. Por kjo është arsyeja pse ata kanë kokat më të mira për dushin e vitit 2020”, shkroi Grenell në llogarinë persona të Twitterit dhe publikoi një “screenshot” që tregon CNN-in lajme rreth dusheve, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1304509592240439297?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1304509592240439297%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frichard-grenell-sulmon-cnn-te-rendesishme-jane-dushet-se-sa-nobeli-per-trumpin%2F

Ai arriti në përfundimin se CNN-ja nuk është një shtëpi e lajmeve, por një grup interesi.

Më herët, Grenell mirëpriti nominimin e dytë të Trumpit për Çmimin Nobel të Paqes dhe kësaj here Prishina dhe Beogradi u nominuan për atë çmim prestigjioz.

Në Twitter, Grenell ndau një letër nga deputeti suedez, Magnus Jakobsen, i cili nisi iniciativën për dhënien e Çmimit Nobel për Paqe nënshkruesve të marrëveshjes së Uashingtonit. 

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1304400089146945537?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1304400089146945537%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frichard-grenell-sulmon-cnn-te-rendesishme-jane-dushet-se-sa-nobeli-per-trumpin%2F
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme