Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar Rifat Jasharin që e ka telefonuar t’ia uronte Ditën e Çlirimit.
Haradinaj tha se edhe pse jo fizikisht, Jashari kujdeset çdo përvjetor të i qëndroj afër.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar bashkëkombës,
Me rastin e Ditës se Çlirimit të vendit tonë, Kosovës, kam marrë urime të shumta. Veçanërisht e falënderoj bacën Rifat Jashari, i cili edhe pse jo fizikisht, kujdeset për çdo përvjetor të na qendrojë afër. Thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit për mua vërtet është e veçantë! I ndershmi di të nderojë. Baca Rifat, si shqiptar fisnik, e nderon gjithë kombin.
Heronj të kombit, pushoni të qetë në Prekaz e çdokund në atdheun tonë!