Në paradën e FSK-së në nderë të Epopesë së UÇK-së, të mbajtur në kazermën “Adem Jashari”, Rifat Jashari tha se sot kujtojnë ata të cilët në momentet më të vështira ditën të kapin armët dhe të luftojnë për lirinë e Kosovën. Ai gjithashtu tha se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar sepse vetëm ashtu e zhvillojmë shtetin, raporton Ekonomia Online.
“Të nderuar motra dhe vëllezër, familjarë të dëshmorëve, veteranë e familjarë të personave të zhdukur, institucione vendore e ndërkombëtare, miq e dashamirë të kësaj Epopeje të lavdishme, i nderuari komandant i Ushtrisë së Kosovës, ushtarë e eprorë, sot jemi tubuar në 20-vjetorin t’i kujtojmë bijtë dhe bijat e mbarë kombit shqiptarë që ditën t’i kapin armët e t’i kundërvihen forcave serbe”, ka thënë Jashari.
Rifat Jashari dërgoi edhe një mesazh për të gjithë politikanët e Kosovës, duke thënë se të gjithë ata e kanë obligim të bëhen bashkë, të gjejnë një gjuhë të përbashkët ashtu siç i ka hije një populli dhe një kombi.