Agjenda e aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 09:55 | Nga

Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj më datat 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimi gjithëpopullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.

Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka përgatitur një agjendë katër ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.

Programi i manifestimit:

Më 3 dhe 4 mars 2018 realizohet vrapimi “Shtegu i Shpresës’’, nisja nga Prekazi në ora 1300

Më 5 mars 2018

– Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së’’, Komandantit Legjendarë Adem Jashari  dhe familjes Jashari.

– Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 10:00 do të realizohet Seanca Solemne e cila do t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së’’, rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për liri.

– Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës  do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.

– Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.

– Zbulimi i Mozaikut (Mozaiku me gëzhoja) të Komandantit Legjendarë Adem Jashari  në Prekaz në ora 14:00.

– Në Tiranë duke filluar nga ora 18:00 në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.

Më 6 mars 2018

-Në ora 09:00 fillon konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare’’. (Salla e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Kryeministri bënë hapjen)

– Nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.

– Nga ora 12:00 të behën homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

– Në ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet ,,Akademi Përkujtimore’’ kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

– Ora 19:00  Ekspozita kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. (Hapja: MKRS)

Më 7 mars 2018

– Në Shkup duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.

Nga ora 18:00 në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve’’,  ku fillimisht  në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët  dhe me pas ne sheshin “Adem Jashari “do te mbahet një program kulturor-artistik.

Në kuadër të Manifestimit do të realizohen edhe aktivitete:

-Turneu në Shah

– Turneu në Volejboll

– Turneu në Futsall

– Turneu i Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë

Ftohen qytetarët që në mënyrë masive t’i bashkohen manifestimeve dhe së bashku të nderojmë veprën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë të rënëve për lirinë e popullit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme