Policia e Guernsey ka rinisur kërkimet për aeroplanin e zhdukur në të cilin po fluturonte ylli i ri i Cardiff City, Emiliano Sala.
Nga dy aeroplanë do të shikohet në zonat e dyshuara ku mund të gjendet diçka, ka qenë njoftimi i policisë.
Ylli argjentinas në fundjavë nënshkroi kontratë me klubin anglez, pikërisht për ku edhe ishte nisur të hënën.
Sala po fluturonte nga Nantes, ku sapo u kishte dhënë lamtumirën emocionale shokëve të ish skuadrës.