Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga dje ka rifilluar aplikimi i implanteve dentare në Qendrën Klinike Spitalore dhe Universitare.
Në njoftimin e SHSKUK, trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së.
“Me këtë shënohet një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor”, thuhet në njoftim.