Rihanna shfaqi figurën trupore në një kostum të bardhë në ‘masterclass’ të organizuar “Fenty” në Korenë e Jugut.
Nuk janë të panjohura paraqitjet e saj ku duket mahnitëse, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Rihanna ishte veshur në të bardha në ‘masterclass’ që organizoi të martën me “Fenty Beauty” në Korenë e Jugut.
Këngëtarja, 31 vjeçe, kishte veshur xhaketë të bardhë dhe pantallona, teksa dha një fjalim duke shpalosur këshillat rreth bukurisë në Kullën Botërore Lotte në Seul.
Ndërsa arriti në tapetin e zi, për fjalimin e saj rreth sekreteve të bukurisë, Rihanna dukej joshëse në xhaketën e bardhë.
Linja e saj “Fenty Beauty” u lansua në fillim të këtij muaji në Azi.