Rihanna fyen rëndë Trumpin, e quan derr amoral

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 12:41 | Nga

Nuk është hera e parë që një fytyrë e njohur e artit botëror del hapur kundër Trump, madje shumë prej tyre kanë dalë edhe në protestë kundër vendime të tij që kanë trazuar gjithë botën.

Rihhana ka vendosur t’i përgjigjet urdhrit të presidentit Donald Trump për ndalimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane, pasi sipas tij kjo është mënyrë më e mirë për parandalimin e hyrjes së terroristëve në ShBA.

Ky urdhër ka shkaktuar shumë bujë në ShBA, ku plotë qytetarë kanë dalë që të protestojnë në aeroportet kryesore të tilla si aeroporti i New Yorkut, JFK, dhe i Chicagos, O’Hare International.

Shumë yjet nga bota e muzikës përmes Twitterit kanë shprehur zemërim dhe neveri ndaj urdhrit të presidentit të ri të Amerikës, i cili është betuar të premten e kaluar (20 janar).

Ndër këta yje, edhe këngëtarja e famshme Rihanna është shprehur në lidhje me këtë urdhër.
“I neveritur! Ky lajm është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri amoral duhet të jesh që të zbatosh një urdhër të tillë!!”, ka shkruar Rihanna në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme