Këngëtarja e njohur, Rihanna, vazhdon që të ngrit temperaturat përmes pozave provokuese.
Por, fituesja e çmimeve ‘Grammy’ ka zgjedhur që për Ditën e të Dashuruarve të ndajë disa imazhe atraktive, shkruan Daily Mail.
Në rrjetin social Instagram, Riri ka sjell fotografi ku shihet vetëm me të brendshme, që kësaj radhe ishin me ngjyrë të kuqe.
Padyshim, përmes kësaj paraqitje ajo ka vënë në rend të parë tiparet e bujshme trupore, për të cilat komentohet shumë.
32-vjeçarja ofroi pamje edhe nga pjesa e të pasmeve, që ngjalli reagime të shumta të miliona ndjekësve.
Flokët i kishte kaçurrela, derisa grimi profesional e bënte artisten me famë ndërkombëtare të dukej edhe më tërheqëse.
Të njëjtat poza vijnë pas raportimeve se, biznesi i saj “Fenty” do të mbyllet pas më pak se dy vite. /