Postimi në Twitter i Rihannas për protestat e fermerëve, zemëroi qeverinë e Indisë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

U desh vetëm një postim në Twitter i Rihannas për të zemëruar Qeverinë e Indisë dhe përkrahësit e partisë së kryeministrit Narendra Modi.

Ylli i muzikës lidhi një artikull të lajmeve në një postim në Twitter, duke tërhequr vëmendjen për protestat masive të fermerëve që e kanë prekur Indinë për më shumë se dy muaj.

Tash ministrat, personat e famshëm në Indi dhe madje edhe ministria e Jashtme, po bën thirrje që njerëzit të bëhen bashkë dhe të dënojnë ndërhyrjen nga jashtë shtetit.

“Është fatkeqësi të shohësh grupet e ndryshme të interesit duke munduar të shtrijnë agjendën e tyre në këto protesta”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Indisë, por nuk është përmendur emri i Rihannas.

Dhjetëra mijëra fermerë kanë protestuar nëpër kryeqendrën, ndaj ligjeve të reja agrikulturore, për të cilat thonë se do t’i varfërojnë më tepër dhe t’i lënë në mëshirë të korporatave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme