Ajo është një ikonë e modës që gjithmonë i thyen tabutë në ‘showbiz’-in ndërkombëtarë.
Dhe Rihanna bëri një shfaqje tipike për darkë në Giorgio Baldi në Santa Monica gjatë ditës së djeshme (e shtunë), shkruan Daily Mail.
Krijuesja e hitit “Umbrella”, u pa pa sytjena dhe përmes dekoltesë së hapur iu vërejt edhe tatuazhi gjigant.
Bukuroshja kishte shtuar edhe një grim shkëlqyes, ndërsa me të njëjtën nuancë kishte edhe aksesorët.
Ndërsa kanë kaluar pesë vjet që kur Rihanna publikoi për herë të fundit këngë, ylli ka shijuar sukses fenomenal në vitet e fundit me linjën e saj të kozmetikës “Fenty Beauty” dhe koleksionin e të brendshmeve “Savage x Fenty”.