Rihapen kinematë në Indi pas disa muajsh mbylljeje për shkak të COVID-19

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Pas shtatë muajsh, kinematë në Indi janë hapur sërish të enjten, një shenjë kjo që tregon përpjekjen për t’iu kthyer normalitetit pas përhapjes së koronavirusit.

Rikthimi në kinema vjen teksa India po regjistron numrin më të lartë ditor të rasteve me virus dhe pritet që së shpejti të kryesojë listën e shteteve me shifrat e të infektuarve, transmeton KOHA. Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se përhapja e virusit ka filluar të ngadalësohet.

Afër 10,000 kinema janë mbyllur në mesin e marsit kur qeveria ka futur në fuqi masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kinematë janë në mesin e vendeve të fundit që janë rihapur, raporton AP.

Të enjten numër i vogël audience kanë hyrë brenda sallave të kinemave dhe kjo për të mbrojtur njerëzit nga përhapja e virusit.

Për të ulur rrezikun, kinematë në Indi kanë larguar karriget nga njëra tjetra dhe inkurajuan shikuesit të paguajnë online. Maskat dhe temperatura e tyre janë rregull për çdokënd që futet për të shikuar film.

Të ngjashme