Sigurisht që do të bëjmë para. Ky është New Yorku – thotë guvernatori Andrew Cuomo, ndërsa hyn në makinën e tij pasi i ra kambanave që hapën bursën e New Yorkut pas thuajse tre muajsh mbylljeje.
Bursa e New Yorkut, filloi këmbimet fizike për të parën herë që nga fundi i marsit dhe optimizmi për vaksinat e koronavirusit bëri që hapja të ishte pozitive.
Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, me maskë mbrojtëse, i ra kambanave duke sinjalizuar hapjen e këmbimeve dhe menjëherë agjentët e bursës, po ashtu me maska dhe të ndarë me pleksiglas, filluan punën.