Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë

Prishtinë | 14 Mar 2026 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Pas dy orësh mbylljeje, është rihapur pikëkalimi kufitar me Serbinë në Jarinjë.

Për dy orë kjo rrugë qëndroi e mbyllur për shkak të protestës së paralajmëruar për dy orë në territorin e Serbisë.

Partia e Re Demokratike pati paralajmëruar protestë kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për të zbatuar Ligjin për të huajt dhe atë për automjete, shkruan Koha.

Një ditë më parë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Ministria e Punëve të Jashtme, paralajmëruan qytetarët që të planifikojnë udhëtimet dhe të shmangin pritjet potenciale.

Të ngjashme