Rikalo takon ambasadorin austriak

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 10:18 | Nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe shefin e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Gunther Zimmer.

Gjatë takimit, Ministri Rikalo informoi ambasadorin Pfandler me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.

Shefi i Zyrës së Koordinimit ADA, Gunther theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm dhe shprehu shpresën se do të vazhdojë në atë drejtim. Ai i kërkoi Ministrit Rikalo të mbështesë zbatimin e projekteve IPA II.

Ministri Rikalo shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin me ADA dhe krahas kësaj edhe interesim për çdo lloj bashkëpunimi nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht të arsimit dhe teknologjisë moderne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme