Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mbajtur konferencë për medie me rastin e fillimit të procesit vlerësues të projekteve bujqësore, të cilat presin mbështetje përmes masave mbështetëse të “Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka garantuar se ndarja e granteve në vlerë prej 19 milionë euro, do të bëhet për të gjitha ata që plotësojnë kriteret e kërkuara, raporton Ekonomia Online.
“Sot do vini ta shimoni prezantimin që sot nuk ka me dyshuar gjatë procesit ka qenë e dobët me përgjegjësi, nuk ka me pas listë të pritjes ata të cilët kanë për të plotësuar kriteret dhe kushtet ata do te fitojnë grantet”, tha Rikalo.
“Maksimalisht jemi duke u angazhuar dhe me u njoftuar për procese të mëtutjeshme dhe lus profesorin Gjokaj që të angazhohet për përgjegjësitë që ka dhe të mundohet që të filloj dhe e di që ka me qenë e vështirë, por besoj se me profesor Gjokaj i cili është profesional do të paraqesë deri në fund procesin në agjension”, tha Rikalo.
Ekrem Gjokaj kryeshef ekzekutiv i Agjensionit të Zhvillimit të Bujqësisë, tha se ketë vit ka shumë më shumë interesim dhe aplikues se sa vitet e tjera paraprake.
“Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018 është ndarë në dy grupe, pagesa e drejtpërdrejtë ku kemi 29 mijë aplikues dhe në grupin tjetër kemi 5 masa dhe 16 nënmasa me buxhet 19 milionë euro”, tha Gjokaj.
“Ne si agjension implementues kemi ndërmarrë të gjitha masat që të kemi vlerësim korrekt dhe të saktë dhe me transparencë dhe ky program t’i shërbej shërbimit të sektorit që nga sot e kemi filluar vlerësimin e aplikacioneve për grante në kuadër të zhvillimit rural dhe me iu tregu se si realizohet një vlerësim që nga procesi i aplikimit”, shtoi Gjokaj.
“Ky vit dallon nga vitet e tjera nga mënyra e përgatitjes të këtij programi duke marrë për bazë të gjitha ankesat që kemi marrë nga fermerët dhe sot do te demonstrojmë qe të jemi të hapur për të gjitha palët si për fermerët, shoqëria civile për mënyrën se si shkon ky proces i vlerësimit”, shtoi ai.
Zekrija Loku, anëtar i ekipit për vlerësimin e aplikacionit ka shpjeguar para ministrit dhe të pranishmëve të tjerë për mënyrën se si bëhet vlerësimi i aplikantëve për fitimin e granteve.