Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë përsëri Shqipëri.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3,1 dhe ka qenë me epiqendër 11 km në perëndim të Fushë Krujës, 26 km në veriperëndim të Tiranës.
Po sipas EMSC, Qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmiologjisë, lëkundjet janë regjistruar në orën 10:39 të paradites së sotme (e hënë).
Shqipëria kohët e fundit po goditet shpesh nga tërmetet e lehta e deri te ato të moderuara.