Ditën e hënë në Ulqin, sidomos gjatë orëve të pasdrekës, ka mbizotëruar kohë me shi dhe vetëtima. Një pamje të bukur nga dita e djeshme kanë mundur ta regjistrojnë nga Restaurant Taphana.
Pas ditës së hënë ku temperaturat u ulën ndjeshëm, parashikimi i kohës për ditët në vazhdim është i mirë dhe temperaturat do të jenë përsëri të larta, shkruan Ulqini Online.
Ulqini këto ditë po kalon muajin me mjaft mysafirë, por vërehet një rënie e vogël në krahasim me vitet e kaluara.