Ministria e Shëndetësisë së Congos ka konfirmuar dy raste të Ebolas në këtë vend të Afrikës Qendrore.
Këto raste vijnë pas gati 10 muajsh pas përfundimit të një shpërthimi të mëhershëm, njofton Klan Kosova.
Ministria e Shëndetësisë tha të martën se pesë mostra janë marrë nga rastet e dyshuara në Bikoro në veriperëndim.
Ajo tha për pesë mostrat e dërguara në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Biologjike në Kinshasë, dy u kthyen pozitivisht për Ebola.
Ajo tha që nga njoftimi i rasteve më 3 maj, asnjë vdekje nuk është raportuar mes atyre të hospitalizuar ose në mesin e personelit shëndetësor, njofton Klan Kosova.
Ministria tha se një ekip ekspertësh do të shkojë në Bikoro të mërkurën për të mbikëqyrur dhe ndihmuar në monitorimin e situatës për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.