Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në një botë tjetër nga ajo e gati katër muajve më parë, kur skuadrat dhe shoferët po përgatiteshin për garën e parë të sezonit në Australi.
F1, si pjesa tjetër e shoqërisë, po provon të zhbllokohet nga izolimi dhe gara e parë do të nisë në një vend të izoluar në Austri, në shtegun e njohur të Red Bullit.
Sezoni, i cili do të duhej të niste në Melbourne në muajin mars do të rinisë këtë fundjavë me tri gara në vikendet e njëpasnjëshme.
Dy prej tyre do të zhvillohen në Austri në ultësirat e Alpeve, dhe e treta do të zhvillohet në Hungaroring jashtë Budapestit.
Ky është fillimi i një gare të jashtëzakonshme të Formulës 1, që për 10 javë do të zhvillohen tetë gara në Evropë, dy prej të cilave në Britaninë e Madhe, për çka F1 shpreson se do të jetë fillimi i një Kampionati Botëror, që përfshin nga 15 deri në 18 gara.
Ndërsa gjërat qëndrojnë, forma e saktë e pjesës tjetër të sezonit mbetet e pasigurt, përveçse përfundimisht do të përfundojë në Lindjen e Mesme me gara në Bahrejn dhe Abu Dhabi.
Gara po rifillon, por virusi ende është i pranishëm, dhe F1 ka vendosur një paketë masash për të siguruar që po merr rrezikun minimal të mundshëm për të siguruar që gara të fillojë përsëri në mënyrë të sigurt.
Të gjithë pjesëmarrësit janë testuar për Covid-19 para se të shkonin në Austri, fluturuan me aeroplan charter me vetëm personelin e F1 në bord, dhe do të testohen vazhdimisht gjatë udhëtimeve. Ekipet do të mbahen larg njëri-tjetrit, si në shtegun e garës po ashtu edhe duke qëndruar në hotele të veçantë.
Prania e mediave është bërë në një minimum absolut, me vetëm numrin e kufizuar të transmetuesve dhe vetëm njerëzit e duhur.
Gazetarët nuk janë pjesë e regjimit të testimeve, por duhet patjetër të kenë bërë testin negativ jo më vonë se 72 orë më parë, dhe do të testohen gjatë pjesëmarrjes në këtë gara.
Prania e mediave të shkruara është reduktuar në rreth 20 gazetarë, krahasuar me 300 sa ishin në gara normale, dhe ata do të mbahen larg nga ekipet dhe shoferët në çdo kohë. Asnjë gazetar nuk do të lejohet të futet në vendin ku janë skuadrat, që është qendra e jetës së Formulës 1 në rrethana normale. Të gjitha konferencat e lajmeve do të bëhen me videolidhje.