Rikthehet loja “Balena Blu”, vret disa tinejxherë në Indi

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 08:23 | Nga

Histeria e lojës së rrezikshme online “Balena Blu” është rikthyer

Sfida e njohur e internetit është ndërlidhur me një numër të madh të vetëvrasjeve të tinejxherëve dhe të rinjve në Indi, derisa ajo ka shkaktuar panik në tërë vendin.

Policia tashmë ka konfirmuar lidhjet e vdekjeve apo të ekzistimit të “Balenës Blu”, një lojë që nga hulumtimet e mëparshme kishte shkaktuar vetëvrasje të tinejxherëve tek një numër i madh i vendeve.

Prindërit e disa fëmijëve indianë të cilët kanë vrarë vetveten i kanë thënë gazetarëve se ata e kanë bërë këtë nën ndikimin e kësaj loje – një akuzë që mbetet e pakonfirmuara nga policia.

Disa ekspert të internetit dyshojnë se kjo është një shaka. Qendra për Shpëtim nga Interneti në Britani e ka quajtur këtë një “lajm mashtrues senzacional”.

Mirëpo, media indiane kanë raportuar më të madhe për lidhjet që i bëhen lojës dhe viktimave, duke ja lënë autoriteteve që të merren me rastin derisa prindërit janë në alarm për lojen.

Tani, një Gjykatë Supreme është duke u marrë me një peticion që bën thirrje që loja të ndalohet, nëse kjo është e mundshme.

Disa gjykata të tjera, qeveria e shtetit dhe autoritetet tanimë kanë lëshuar thirrje por nuk kanë shpjeguar se si do ta ndalojnë lojën.

Qeveria federale ka kërkuar nga Facebook, Google, Instagram dhe Whatsapp që t’i largojnë linçet e dyshimta dhe grupet e sajteve që përfshihet Balena Blu. Por nuk është e qartë ende si do ta bëjnë këtë.

Shkollat kanë filluar të lëshojnë thirrje të shtypura për studentet dhe rrezikun e lojës, madje kanë bërë broshura për prindërit – duke marrë përmasa të një histerie kjo lojë në Indi.

Në veriun e shtetit, autoritetet e Uttar Pradesh kanë ndaluar edhe telefonat në shkolla, në një shkollë në Punjab ata kanë kërkuar nga studentet të veshin këmisha me mëngë të shkurtra në mënyrë që policia të sheh mos në duart e tyre ka ndonjë tatuazh në formë balene – që është provë se ke filluar ta luash lojën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme