Rikthehet në Kosovë Çlirim Maloku i cili u rrah brutalisht në Novi Sad

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Gjatë këtij muaji në Novi Sad të Serbisë ishin rrahur brutalisht dy kosovarë. Brendon Gigollaj e Çlirim Maloku 19-vjeçar, kishin qenë dy viktimat. Çlirimi madje kishte marrë disa lëndime serioze trupore, për kurimin e së cilave qëndroi me javë të tëra në spitalet e Serbisë për kurim, shkruan Gazeta Express.

Por sot gjatë ditës Çlirimi u kthye në Kosovë saktësisht në vendlidnjen e tij në Has të Prizrenit, shëndosh e mirë. Lajmin për kthimin e tij e ka bërë të ditur vet Çlirimi. Ai ka njoftuar se sot është kthyer në Kosovë.

“Pasi u përmirësova me shëndet dhe arrita të kthehem në vendin tim sot kaluam disa momente të lumtura me miqt e mi. Falenderoj shum familjen, miqt dhe gjith shqiptart kudo në bot per perkrahjen e tyre dhe falenderoj zotin qe shendeti im esht mir”, ka shkruar 19-vjeçari.

E Brendon Gigollaj e Çlirim Maloku 19-vjeçar, ka pak kohë që kishin shkuar për në Novi Sad për të punuar si furrtar. Profesion ky, me të cilin familja e Çlirimit e kishin ushtruar me vite. Në një rrëfim ekskluziv javë më parë dhënë Gazetës Expr5ess, babai i Çlirimit kishte deklaruar se djali i tij kishte shkuar me 3 tetor në Novi Sad.

“Limi ka shku me datën 3 të këtij muaji me punu në Novi Sad si furragji i ka 19 vjet ka dalë u kanë me ni shoqni,u kanë me qata punëtorë që kanë punu qaty vet i dyti i treti, kanë dal me pi ka ni kafe qysh me kanë tregu ata. Më kanë tregu përmës telefonit aty kur e kanë kry atë kafën janë kanë te prit ni taksist, e paskan thirrë në telefon me i qu deri në furrë, në atë moment kanë ardh ata dhe qaty ka fillu, në qat moment i kanë ra atij. Qysh më lajmërun mu, njana prej një trafike e ka lajmëru policinë edhe ndihmën e shpejt, i kanë dërgu në spital në Novi Sad”, kishte rrëfyer i ati i Çlirmit.

Clirimi dhe Brendoni u sulmuan mes natës së shtunë dhe të dielë, të 7 tetorit nga një grup i serbëve, pasi që këta të fundit i kishin dëgjuar duke folur shqip.
Deri më tani për këtë rast janë arrestuar katër persona.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme