Reagon edhe Nisma për rrahjen e dy shqiptarëve në Serbi

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Nisma Socialdemokrate ka dënuar rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.

Përmes një komunikate dërguar medieve, Nisma ka kërkuar nga shteti serb të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.

“Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve. Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie”, thuhet në reagimin e Nismës Socialdemokrate.

Reagimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

Nisma Socialdemokrate dënon rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë. Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve. Shteti serb duhet të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal. Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Nisma Socialdemokrate i uron shërim të shpejtë Çlirim Malokut dhe shokut të tij!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme