Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është rikthyer “Tregu Mobil” në kryeqytet, i cili ishte mbyllur për shkak të pandemisë
Ahmeti ka shkruar në Facebook se nga java e ardhshme, pemët, perimet e produktet tjera të freskëta do të shihen në tri lokacionet ku edhe shiteshin para pandemisë.
“Prej kësaj jave do të vazhdojë të ju ofrojë pemë, perime e produkte të freskëta vendore të kultivuara me shumë kujdes e dashuri nga fermerët tanë. Vizitoni e konsumoni prodhimet vendore, ushqehuni shëndetshëm dhe mbështetni fermerët e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.
Këto janë lokacionet dhe orari i punës së tregut:
1. Çdo të Marte në sheshi “Zahir Pajaziti” nga 09.00-17.00
2. Çdo të Mërkure te sheshi “Bill Clinton” Dardani nga 09.00-17.00
3. Çdo të Enjte sheshi “Adem Jashari” platoja e Komunes nga 09.00-17.00