Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për mosrimbursimin e mërgimtarëve të cilët kanë aplikuar për të mjeteve nga policat kufitare.
Lekaj këtë e ka quajtur injorim të ekzekutivit ndaj diasporës.
“Qeveria e Kosovës po vazhdon t’a injorojë diasporën tonë. Me dhjetra mesazhe kam marrë kohëve të fundit, të cilët më tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave”, ka shkruar Lekaj.
Lekaj ka thënë se personalisht do t’i drejtohet ministrit t Financave, Hekuran Murati, për ta pyetur për këtë çështje.
“Ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj. Si deputet i Republikës së Kosovës, në seancën e së enjtës, do t’i drejtohem ministrit Murati për këtë çështje.