Artistja shqiptare, Rina Balaj, ditëve të fundit ka qenë shumë e përfolur në shtypin rozë për lidhjen e saj me reperin Sin Boy.
Çifti, të cilët janë në lidhje që nga viti 2018, po vazhdojnë të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Reperja e njohur së fundmi ka bërë një bashkëbisedim me prezantuesen Bieta Sulo, ndërsa ka folur për pandeminë e virusit COVID-19.
Ajo ndër tjerash thekson se është prej muajit janar në Durrës bashkë me partnerin e saj, pasi po punon në albumin e ri.
“Jam shumë shumë mirë, po kaloj shumë mirë, edhe pse nuk e kam pritur. Me të thënë të drejtën si artiste jemi mësuar të qëndrojmë më shumë në shtëpi, veç mos të zgjat më shumë”.
“Në Durrës jam nga janari, nuk është që kam mbetur këtu, më pëlqen shumë të rri këtu, bashkë me Sin Boy po rrime këtu. Po shkojmë shumë, po bëjmë muzikë, jemi duke përgatitur albumin e ri”.
“Më kanë bërë shumë pyetje në Instagram a je shtatzënë, dhe thashë nëse nëse kasha qenë shtatzënë deri më tani tre fëmija i kisha bërë, por nuk ka diçka të tillë. Për momentin me Sin Boy jemi shumë mirë, po kalojmë shumë mirë dhe momentalisht jemi duke bërë një album”, ka thënë ndër tjerash Balaj.
Rina dhe Sin Boy përndryshe deri më tani kanë realizuar disa bashkëpunime që rezultuan mjaft të suksesshme.