Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, po vazhdon të shijojë një periudhë të bukur të jetës në qytetin e Durrësit.
Ajo prej fillimit të këtij viti është zhvendosur në Shqipëri, derisa atje ka punuar edhe në albumin e ri që e solli pak më parë.
Sido që të jetë, 21-vjeçarja krahas projekteve po shijon edhe disa ditë të mira në bregdetin shqiptar.
Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, krijuesja e hitit “Gigi” po sjell poza mjaft provokuese.
Një të tillë e ka hedhur së fundmi në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive në një palë bikini të bardha.
“Jeta për mu kish qenë, çka të bëj, e rezervuar do të thotë”, ka qenë përshkrimi që ka vendosur përkrah imazhit.
Rina aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj më të fundit njëherësh të ri “Fallin’ In Love”, klipin e të cilit e ka xhiruar në Shqipëri.
Projekti për vetëm pak ditë ka kaluar shifrën e mbi një milion klikimeve në platformën YouTube.