Rindërtimi i Notre Dame bazuar në videolojë?

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Tashmë kanë filluar planet dhe propozimet për rindërtimin e katedrales së Notre-Dam  e cila u dogj të hënën, dhe njëri prej propozimeve është që ajo të ndërtohet duke u bazuar në videolojën  e famshme, Assasin’s Creed.

Versioni Assasin’s Creed Unity i vitit 2014 mund të jetë ndihmë shumë e madhe pasi që në këtë lojë shfaqet një model 3D mjaft i besueshëm i kësaj katedraleje.

Madje atë kohë kur ishte realizuar, kishte marrë kritika tejet pozitive se si e kanë paraqitur Parisin e shekullit të 18-të dhe krijimin e detajshëm të katedrales.

Sipas The Verge, artistët kompjuterikë kishin punuar për dy vjet që ta krijojnë një version bindës të Notre-Dam.

Thuhet gjithashtu që kompania Ubisoft ende i ka modelet origjinale 3 dimensionale si dhe fotot që mund të ndihmojnë në rindërtimin e saj.

Ata kishin arritur ta krijojnë këtë version bazuar në hartat e vjetra, vizatimet dhe fotografitë.

Mirëpo, nga kompania Ubisoft kanë thënë që nuk janë të përfshirë në rindërtimin e Notre-Dame por do të ishin të lumtur që ta jepnin ekspertizën e tyre në cfarëdo forme që të ndihmojnë në përpjekjet e rindërtimit të kësaj katredraleje.

Ata thonë që krijimi i katedrales në videolojë ka qenë vizion artistik dhe jo rikonstruktim shkencor.

https://www.youtube.com/channel/UCC9sg4h9z6j4hqSdqeoXglw?feature=embeds_subscribe_title

Të ngjashme