Rinia Demokratike e Kosovës, pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit në Kosovë

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 10:17 | Nga

Rinia Demokratike e Kosovës, do t’i bashkohet aksionit për pastrimin e mjedisit në Kosovë që do të mbahet më 15 shtator, në nivel vendi.

Kryesia e Rinisë Demokratike dhe të gjitha degët e rinisë, do të angazhohen atë ditë për pastrimin e zonave të ndryshme me mbeturina në qytetet përkatëse.

Kryetari i RDK-së, Donjet Bislimi thotë se kjo është vetëm një nga aktivitetet që Rinia Demokratike po zhvillon në shërbim të komunitetit.

“Ne edhe në javët dhe muajt e kaluar, në vazhdimësi kemi organizuar aktivitete të ndryshme në përmirësimin e ambientit në vend, edhe në këtë nismë nacionale, do t’i bashkohemi”, thotë Bislimi. Do të jenë rreth 400 të rinj nga degët e RDK-së që do të angazhohen në këtë aksion.

Bislimi tha se edhe pas këtij aksioni, RDK ka në plan aktivitete të ndryshme nëpër komunat e Kosovës me qëllim të sensibilizimit për shumë çështje dhe ndryshimit të ambientit në të mirë të qytetarëve.

Të ngjashme