Rinia e PDK-së shënon 19-vjetorin, vlerësohet kontributi i tyre për shtetndërtim

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 18:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia Demokratike e Kosovës ka shënuar 19-vjetorin e themelimit të saj, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se këtë vit, vendin e presin zhvillime të shumta, por të rinjtë sipas tij, kanë dhënë kontribut të madh në shtetndërtim.

“Këta të rijnë e të reja janë pjesë e ekonomisë dhe shoqërisë dhe kanë dhënë kontribut të madh. Viti 2019 mund të jetë një vit historik dhe këtë vit do ta përmbyllim me shtet ndërtimin e Kosovës. Duke ju dëshiruar sukses në këtë 19 vjetor ftoj të gjithë prej jush ta mbani kokën lart dhe ti besoni Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Numri dy i PDK-së, tha në këtë parti, rinia e saj është një forcë të ndryshimit.

“Ju uroj ditëlindjen e 19-të si rini demokratike dhe ju falënderoj për një punë të madhe që keni bërë si Rini Demokratike e Kosovës. PDK është forca e ndryshimit dhe PDK fillon me juve me rininë. Ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës duke përmirësuar çdo fushë të jetës. PDK si forcë e ndryshimit matet me emra e mbiemra që kanë hasë rol kyç në PDK. Jam i nderuar që 90 për qind e kolegeve që janë në qeverisje janë nga partia demokratike e Kosovës. PDK rininë e sheh si forcë të ndryshimit”, shtoi Hoxhaj.

Ndërsa, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, duke i përshëndetur të gjithë anëtarët e RDK-së tha se kontributi i tyre i jep shumë Kosovës.

Nga foltorja, Bislimi aty përshëndeti kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili sipas tij, së shpejti do të vijë së shpejti në krye të Qeverisë së Kosovës.

“Sot shumë të dashur shokë, ju jeni kryetarët e procesit. Sot jeni ju lider dhe secilit prej jush jeni shembull për gjeneratat tona dhe ato pas nesh. Ju e keni filluar në mënyrën më të mirë të mundshme ta ushqeni me shpresë rrugët e legjislaturave të kaluara. Sot para jush falënderoj secilin anëtar të Rinisë Demokratike. Faleminderit që çdo ditë me reflektimin e vullnetit të juve na dëshmoni se këtë do ta dyfishoni, kontributin tonë përmes kryeministrit tonë të ardhshëm, Kadri Veseli”, tha Bislimi.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës shënon 19-vjetorin e themelimit

Posted by EkonomiaOnline on Monday, January 28, 2019

Të ngjashme