Të rinjtë e komunës së Skenderajt, në tubimin e natës së sotme i kanë ofruar përkrahje kryetarit Bekim Jashari edhe për një mandat qeverisës.
“Sonte para qindra të rinjve shpalosëm programin për rini, i cili do të sigurojë vende pune, përspektivë, infrastrukturë moderne sportive nga fushat sportive në çdo fshat e deri tek stadiumi i ri i qytetit tonë sipas standarteve të FIFA-s dhe UEFA-s”, tha Jashari.